Flash News

KRYESORE

Të bësh ironi me ndërkombëtarët e Tiranës, Pluton Vasi sjell një komedi të zezë

Të bësh ironi me ndërkombëtarët e Tiranës, Pluton

Jo gjithmonë ndërkmobëtarët janë ata që duken, ata që shfaqen në televizion e në media. “Ndërkombëtarët, tregon regjisori Pluton Vasi, në vendet e tyre janë njerëz të thjeshtë, por kur vijnë këtu futen në një petk krejt ndryshe dhe tjetër e mendojnë veten.  “Ky është thelbi i filmit. Por kjo gjë ndodh dhe me ndihmën e shqiptarëve. Ne gjithmonë i kemi pasur referencë ndërkombëtarët”. Por sigurisht kjo nuk duhet përgjithësuar për të gjithë diplomacinë në Shqipëri, sepse kjo është historia personale e Roshit ( personazhit kryesor në film)”.

Filmi “Ndërkombëtarët” me skenar nga Ylljet Aliçka dhe regji nga Pluton Vasi pritet të jetë premierë gjatë vjeshtës për publikun. Filmi më i fundit që mban emrin e regjisorit të njohur Pluton Vasi sjell për publikun në role aktorë të njohur, por dhe emra të rinj. Në film roli kryesor interpretohet nga Eni Shehu personazhi i Roshit, aktori Ardian Cerga vjen në rolin një britaniku, Hervin Çuli po në rolin e një ndërkombëtari, Karafil Shena ka rolin e kryetarit të Sindikatës, për të vijuar dhe me Rovena Lule, Kastriot Çaushi, Alfred Trebicka, Lulzim Zeqja, Eriona Kakeli, Alert Çeloaliaj, Adele Gjoka, etj.

Filmi është një komedi e zezë, dhe ka situata dhe marrëdhënie tepër interesante, që përbëjnë një risi në komunikimin mediatik, në komunikim midis spektatorit dhe kinemasë.  

Filmi është i mbështetur mbi librin e Ylljet Aliçkës, “Rrëfenjë me ndërkombëtarë”, nga të cilët megjithëse shqiptarët presin shumë, realiteti në fakt është ndryshe.  

Të fundit