Flash News

KRYESORE

Tendenca dimërore, çfarë trendesh sugjerojnë stilistët për vitin 2019

Tendenca dimërore, çfarë trendesh sugjerojnë

Stilistët kanë bërë gjithçka gati për një vit të mbushur plot stil. 2019-a risjell klasiken perëndimore dhe veshje voluminoze. Përdorni taftën dhe shifonin.

Transparetja është një tjetër stil i guximshëm, që stilistët e këshillojnë për verën e 2019. “Matchy Matchy”, koordinimi i ngjyrave për veshjen tuaj nuk do të jetë kurrë më i lehtë se sa këtë vit. Dizajne apo ngjyra të njëjta të çantës me veshjen tuaj, janë një tjetër këshillë për këtë vit.

Ngjyra e sezonit është e verdhë rrezëllitëse, që ngjan si e ngopur me diell. Është ajo që është parë në shumë prej pasarelave.

Gjithashtu ngjyrat neon plot dritë, të ndërthurura me të tjera dizajne janë një tjetër stil “in” për këtë vit. Zgjidhni në look-un tuaj aksesorë si turbanë, apo kapele dhe shaje me këto printe. Do të përdoren gjithandej falë koleksioneve nga shumë shtëpi të modës.

Thekët nuk janë tashmë një trend anësor, përkundrazi qëndrojnë në qendër ndër më kryesorët. Përqafojini dhe ju. Ndërkohë që këtë vit harrojini printet me pika, xhaketat oversize, apo çizmet e gjata.

Të fundit