Flash News

KRYESORE

“Tërmet, tërmet e ke bo”, Gjiknuri nuk kundërshton përgjimet e ‘Bild’

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri vijon i qetë fushatën elektorale në Vlorë. Pak minuta më parë, ai ka postuar disa foto nga takimi i sotem me simpatizantet e Partise Socialiste.

“Me Dritanin gjatë takimit me banorë të rajonit Nr.4 në qytetin e Vlorës. Në 30 qershor votojmë Partinë Socialiste dhe Dritan Lelein për ‘Vlorën që duam”, shkruan ai në një postim në Facebook.

Ish-ministri shfaqej në disa biseda telefonike me Imer Lalën, i akuzuar nga PD si persona me precedent kriminal. Në përgjime, dallohej qartë miqësia e tij me Lalën, ndërsa diskutimet ishin të përqendruara në fitoren e kandidatit të PS, Muharrem Rama në zgjedhjet vendore të 11 qershorit 2016.

Të fundit