Flash News

KRYESORE

Tërmeti/ Lëkundje në Kukës dhe në Dibër

Tërmeti/ Lëkundje në Kukës dhe në Dibër

Një tërmet me mangudë 3.8 i shkallës Rihter goditi rreth orës 13:30 Kukësin. Epiqendra e tërmetit ishte fshati Barrë, 18 km nga Kurbneshi dhe 15 km në veri-perëndim të Peshkopisë.

Gjithashtu lëkundjet u ndjenë edhe në Maqedoni, Kosovë si dhe Serbi. Ndërkohë që një tjetër tërmet ra në territorin shqiptar, as atij të Kukësit. Epiqendra ishte në Arrë Mallë dhe magnituda e tërmetit ishte 3.9 e shkallës Rihter.

Dëme nuk raportohet që të ketë pasur. Pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit që shkaktoi 51 të vdekur dhe shuam dëmtime, në territorin shqiptar ka pasur tërmete të tjera më të vogla. sipas specialistëve, këto janë paslëkundje të tërmetit të madh.

Për tërmetet reagoi me një njoftim zyrtar Ministrja e Mbrojtjes.

“Sipas informacionit paraprak nga IGJEUM, dy lëkundje me magnitude 3.8 dhe 3.9 të shkalles Rihter janë ndier në Dibër e Kukës. Nuk raportohen dëme nga shtabet e EC në këto dy bashki.”, thuhet në njoftim.

Të fundit