Flash News

KRYESORE

Tiara, bashkëpunimi më i veçantë i Hekuran Krasniqit

Tiara, bashkëpunimi më i veçantë i Hekuran Krasniqit

Këngëtari shqiptar Hekuran Krasniqi ka sjellë këngën e tij më të re dhe edhe pse ka vite në tregun muzikor shqiptar, kësaj radhe kjo këngë mbart një rëndësi të veçantë pasi bashkëpunimi është i veçantë.

Hekurani ka bashkëpunuar për herë të parë me të bijën, Tiarën. Kënga titullohet "Pranvera" dhe deri tani është pritur mjaft mirë nga publiku dhe ka marrë shumë komente pozitive e kjo vërehet në këngën e publikuar në Youtube por edhe ne rrjetet sociale.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë baba e bijë dhe përcjell atmosferën e pranverës me lulet dhe ngjyrat e shumta qe janë përfshirë në klip.

Edhe pse shumë e vogël, Tiara duket se e ka të qartë të ardhmen e saj dhe do të ecë në hapat e të atit.

Të fundit