Flash News

KRYESORE

“Tirana ka shije… e ëmbël si shëndetlie”, Veliaj publikon videon e veçantë për 100-vjetorin e Tiranës Kryeqytet

“Tirana ka shije… e ëmbël si shëndetlie”,

Në këtë 100-vjetor Tirana ka një këngë të re, e cila përmbledh më së miri atë që përfaqëson kryeqyteti shqiptar, traditat, me ëndrra dhe energji për të ardhmen.

Kryebashkiaku Erion Veliaj e ka publikuar në rrjetet sociale videon e veçantë për të thënë se Tirana është për këdo dhe një vend ku çdokush mund t’ia dalë mbanë.

“Tirana ka shije… e ëmbël si shëndetlie!⁣

Kemi hyrë në vitin e 100-të të Tiranës kryeqytet dhe për secilin prej nesh, ky qytet përfaqëson diçka: është vendi ku ka lindur, ku është rritur, ku ka hedhur hapat e parë, ku ka rënë për herë të parë në dashuri, ku ka krijuar familjen, ku po rrit fëmijët, ku punon, ku thur ëndrra, ku i gëzohet suksesit e ku ngrihet sërish në këmbë për t’i thënë vetes - “Po, unë mund t’ia dal! Sepse Tirana është për këdo! Tirana ty të do!”, shkruan Veliaj.

Të fundit