Flash News

KRYESORE

Tirana sot pa drita, dy zonat e rëndësishme që do të preken

Tirana sot pa drita, dy zonat e rëndësishme që do të preken

Një defekt në rrjetin TM/TU ka bërë që sot dy zona të njohura në Tiranë të mbeten për disa orë pa energji elektrike.

Sipas njoftimit të OSHË pa drita do të jenë rruga “Sami Frashëri”, “Mihal Grameno” dhe “Ali Visha”.

“Në dy zona të Tiranës është ndërprerë energjia elektrike si pasojë e dëmtimit të rrjetit të OSHË nga subjekte private, teksa punonin në infrastrukturën rrugore dhe ujësjellës-kanalizime.

Rasti i parë, dëmtimi i linjës TU pranë rrugës “Sami Frashëri”, dhe i dyti, dëmtim fidri pranë rrugëve “Mihal Grameno” dhe “Ali Visha”.

OSHEE shpreh shqetësimin për rastet e përsëritura dhe u bën thirrje palëve të treta të tregojnë kujdes për të respektuar kushtet teknike të rrjetit”, sqaron OSHEE.

 

Të fundit