Flash News

KRYESORE

Tirana zyrtarisht fituese e çmimit ‘European Youth Capital 2022’

Tirana zyrtarisht fituese e çmimit ‘European Youth Capital

“Tirana është zyrtarisht fituese e çmimit European Youth Capital 2022! Super lajm për qytetin e veçanërisht për të rinjtë që do jenë motori i vitit evropian të rinisë 2022”.

Kështu shkruan kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mbrëmë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, ku kryeqyteti ynë u vlerësua për fokusin që ka pasur tek të rinjtë, që nga më të vegjlit me çerdhet, kopshtet, shkollat, këndet e lodrave e deri te studentët me rikonstruksionin e konvikteve, apo krijimin e një sërë lehtësirave që ofron tashmë karta e studentit.

Kujtojmë se bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash në organizimin dhe mbështetjen e aktiviteteve rinore si: Tirana Art Fest, Java Evropiane, Ditët e hapura të edukimit të BE, Ditët Rinore të Start Up-eve, Ditët e Rrjetëzimit të të Rinjve dhe Bizneseve etj

Të fundit