Flash News

KRYESORE

Tiranë/ Sherri i çastit përfundon keq, plagoset me thikë 28-vjeçari

Tiranë/ Sherri i çastit përfundon keq, plagoset me thikë

Një konflikt i çastit ka përfunduar në plagosje të një 28-vjeçari në rrugën  “Hafiz Ibrahim Dalliu” në Tiranë. Policia ka raportuar se i riu është goditur në pjesën e shpatullës me mjete të mprehta nga persona të paidentifikuar.  Ende nuk dihen shkaqet e plota të ngjarjes, por polica është duke punuar për kapjen e autorëve.

“Më datë 06.02.2018, shtetasi K.R, vjeç 28, banues në Tiranë kallëzon se, në rrugën “Hafiz Ibrahim Dalliu“, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjete të mprehta në pjesën e shpatullës nga persona të paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e autorëve” shkruhet në njoftimin e policisë.

Të fundit