Flash News

KRYESORE

Tiranë/ Vritet me armë një i ri tek “Astiri”

Tiranë/ Vritet me armë një i ri tek “Astiri”

Një person humbi jetën, pasi u qëllua me armë në mbrëmjen e sotme në Tiranë. Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 20.45, në zonën e Astirit. Viktima është shtetasi Vilson Tafçiu, 28 vjeç, i cili po ashtu njihej edhe me mbiemrin Ndoka. Mësohet se i riu ka qenë në një nga lokalet më të njohura të zonës, i shoqëruar nga dy femra.  Ai u thirr nga njerëz ende të paidentifikuar në pjesën anësore të lokalit në një rrugicë, ku edhe u qëllua me armë.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, të cilat bënë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë. Autoritetet shoqëruan në komisariat dëshmitarët okularë që ndodheshin në lokal.

Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Të fundit