Flash News

KRYESORE

“Top Story”: Sherri Rama-Xhafaj, kryeministri e nxori nga zyra

“Top Story”: Sherri Rama-Xhafaj, kryeministri e nxori nga zyra

Emisioni ‘Top Story’ ka dhënë detaje të reja sa i takon largimit të Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrit të Brendshëm. Dy ditë parë se të bëhej publik vendimi i dorëheqjes është zhvilluar një takim ku të pranishëm ishin kryeministri Rama, Gramoz Ruçi dhe Fatmir Xhafaj.

Duke ju referuar burimeve konfidenciale, “Top Story”, thotë se   Xhafaj i ka shprehur pakënaqësi Ramës duke pretenduar se nuk ka pasur mbështetjen e duhur të qeverisë.

Në ato momente, Rama ka ngritur tonet duke e shkarkuar në vend dhe duke e nxjerrë nga zyra. Në këtë debat nuk ka mundur të ndërhyjë as Gramoz Ruçi, i cili thuhet se e kishte bërë ai Xhafajn Ministër të Brendshëm.

Të fundit