Flash News

KRYESORE

Trafikonin marijuanë, kokainë e heroinë, policia italiane arreston 9 shqiptarët

Trafikonin marijuanë, kokainë e heroinë, policia italiane

Policia italiane e qytetit të Milanos ka finalizuar mëngjesin e sotëm operacionin antidrogë, duke vënë në pranga 9 shtetas shqiptarë dhe 1 italian. Arrestimet janë kryer në provincat e Legnanos, Torino e Varese. 

Të arrestuait janë të moshës nga 22 në 54 vjeç, e janë të akuzuar për trafik droge të tipit marijuanë , kokainë e heroinë.

Hetimet kanë zgjatur rreth 8 muaj gjatë të cilave është sekuestruar dhe një libër kontabël,  në të cilin regjistroheshin sasitë e hyrje daljes së drogës.

Analizimi i këtij libri kontabël nga autoritetet italiane ka vërtetuar se përgjatë 8 muajve që ka zgjatur hetimi ky grup trafikantësh ka përfituar rreth 2 milionë euro nga shitja e drogës.

Të fundit