Flash News

KRYESORE

Tragjedia në Genova, qeveria italiane me vendim të prerë për koncesionarët e rrugëve

Tragjedia në Genova, qeveria italiane me vendim të prerë për

Pas dramës në Genova të Italisë, ku si shkak i shembjes së urës dy ditë më parë humbën jetën të paktën 39 persona, qeveria italiane ka marrë një vendim të prerë për kompaninë ‘Autostrade d’Italia, të zotëruar nga Benetton.

Ajo akuzohet deri tani si përgjegjësja kryesore për tragjedinë e së martës, ndaj dhe zv,kryeministri Luigi Di Maio në emër të qeverisë italiane u ka kërkuar drejtueseve dorëheqjen.

Sipas tij, ata nuk e kanë bërë detyrën e tyre për të mirëmbajtur urën e dhënë me koncesion nga qeveritë e mëparshme.

Në këto kushte, sipas mediave italiane, qeveria ka vendosur të prishë c`do lloj koncesioni të lidhur në forme kontraktuale me operatore privatë dhe mirëmbajtja e rrugëve do t`i kalojë shtetit.

Vendim i prerë është marrë paralelisht me vendimin për të hetuar çdo firmë e kontrate për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.

Nga ana tjetër, një njoftim zyrtar, kompania reagon duke thënë se ata do ta vërtetojnë  se i kanë përmbushur detyrimet e tyre për mirëmbajtjen e rrugës.

Të fundit