Flash News

KRYESORE

Transporti Qytetas/ Nga një gushti rregulla të reja për abonetë

Transporti Qytetas/ Nga një gushti rregulla të reja për

Duke filluar nga data 1 gusht, të gjithë qytetarët e kryeqytetit nuk do të pranohen më në autobusë nëse aboneja e tyre nuk ka foto të personalizuar. Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas ka arritur në këtë vendim, pasi ka ndeshur shumë shpejt shkelje. Shpeshherë një abone qarkullon në disa duar dhe nuk përdoret vetëm nga një person.

Duke i përcaktuar qartë edhe parametrat e fotografisë që duhet të ketë aboneja, shoqata bën thirrje që të gjithë personat që nuk e kanë vendosur foton mbi abone nuk do lejohen të udhëtojnë me shërbinin urban.

Të gjithë përdoruesit e transportit publik njoftohen për detajet në çdo urban ku është ngjitur njoftimi për këtë ndryshim të fundit.

Të fundit