Flash News

KRYESORE

Tre fëmijët e miliarderit danez humbin jetën nga shpërthimet në Sri Lanka

Ministria e Punëve të Jashtme në Danimarkë ka konfirmuar sot se tre danezë humbën jetën nga shpërthimet në Sri Lanka.

Tre nga fëmijët e Anders Holch Povlsen janë vrarë në sulmet terroriste. Povlsen, 46 vjeç, është aksionari më i madh në dyqanin e veshjeve online “Asos.com” dhe aksionari i dytë më i madh në firmën gjermane “Zalando”. Miliarderi danez është bërë pronari më i madh i tokës në Skoci.

Tre ditë para sulmit, vajza e Povlsen, Alma ndau një foto në Instagram të tre të rinjve Astrid, Agnes dhe Alfred, duke i quajtur "tre arinj të vegjël", përpara një pishine të rrethuar me palma.

Fëmijët e Povlsen ishin duke vizituar Sri Lankën gjatë festës së Pashkëve, kur persona ende të paidentifikuar vendosën bomba për të sulmuar kishat dhe hotelet në Colombo dhe Negombo më 21 prill. Nuk është e qartë se në cilën nga tetë shpërthimet që kanë vdekur fëmijët.

Kryeministri i Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen, tha në një njoftim për shtyp se sulmi terrorist i mbushi me dhimbje dhe pikëllim dhe se e gjithë Danimarka ishte e bashkuar me ato familje që kishin humbur të dashurit e tyre.

Të fundit