Flash News

KRYESORE

Tri "të vërteta" mbi përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në PD

Tri "të vërteta" mbi përzgjedhjen e kandidatëve

Nga Roland Bejko

Një konstatim mbi përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

===================

Nga aq sa kam vëzhguar deri më tani, kam konstatuar se ekzistojnë tri "të vërteta" që e ndihmojnë ose e pengojnë një kandidat potencial që të përzgjidhet në listën përfundimtare nga partia e tij.

  1. E vërteta e përshtypjes që ka baza e partisë përkatëse dhe qytetarët në nivel zone elektorale. (Lum ai/ajo që gëzon respekt dhe mbështetje të gjerë. Vetëm kjo nuk ka çmim. As shitet, as blihet, as shbëhet.)
  2. "E vërteta" që krijohet/pompohet nga inxhinieria mediatike në bashkëpunim me grupet okulte ose jo të interesit, që sponsorizojnë kandidatin X, Y duke i krijuar atij një profil simpatik për të sugjestionuar bazën/ elektoratin dhe strukturën qëndrore të vendimarrjes. Ky tip kandidati/kandidateje përgjithësisht përzgjidhet nga grupet sociale që janë pa shije, pa ngjyrë, pa erë dhe mundësisht edhe pa fibër politike, por me një profil modest profesional. Luhet me misterin e të panjohurit/panjohurës, pra, abrakadabra😀Pushteti i mediave mbi mendjen e njeriut, dihet që është i tmerrshëm! ( Kjo e "vërtetë" është në treg se ka një çmim. Shitet e blihet.)
  3. E vërteta që ka në mendjen e vet struktura vendimmarrëse e partisë.

    Në fund do duket se cili nga faktorët do ta ketë ndikuar më shumë atë, e para, e dyta, apo thjesht përshtypjet personale të saj ?

Pyetja që shtrohet është, kandidati i cilës kategori ka më shumë mundësi që të përzgjidhet në fund?

Natyrisht, për mendimin tim, kandidati ideal do ishte ai që do t'i përputheshin të tri të vërtetat me kushtin që e vërteta mediatike të mos ishte ajo e fabrikuara.

Më i brishti është kandidati që zotëron të parën dhe i mungojnë dy të tjerat.

Në vend të dytë renditet si mundësi përzgjedhje kandidati si produkt mediatik.

(Çfarë zhgënjimi spektakular do rezultonte ky tip deputeti pas ca kohësh! Natyrisht ai/ajo nuk do ndiejë asnjë detyrim ndaj votuesve të vet dhe partisë që e përzgjodhi, por do jetë në sallën e kuvendit si instrument në duart e grupit okult që e ka krijuar dhe mbështetur nëpërmjet mediave.)

Ndërsa më i avantazhuari me sistemin e përzgjedhjes që kemi, është padyshim kandidati që rrezulton i përshtatshëm si i tillë në mendjen e strukturës vendimarrëse.

Post scriptum: Do doja të bëja një shkrim për këtë temë, por kam nënshkuar formularin e betimit për respektimin e kodit të etikës në garë, aq të nevojshëm për ruajtjen sot të kohezionit të brendshëm në parti.

Do t'i kthehem kësaj teme kur të çlirohem nga kjo barrë pasi të publikohet lista përfundimtare.

Të fundit