Flash News

KRYESORE

Trump paralajmëron një tjetër samit me Korenë e Veriut

Trump paralajmëron një tjetër samit me Korenë e Veriut

Presidenti i SHBA, Donald Trump thotë se shumë shpejt pret të mbajë samitin e dytë me Korenë e Veriut. Udhëheqësi amerikan nuk dha detaje për vendin dhe datën e saktë të takimit të mundshëm.

“Marrëdhëniet janë shumë të mira me Korenë e Veriut. Duket sikur do të kemi një samit të dytë shumë shpejt. Ashtu siç e dini, Kim Jong-un shkroi një letër, një letër të bukur, duke kërkuar një takim të dytë dhe ne do ta realizojmë”, tha Trump sot pas një takimi në OKB mbi “Thirrjen Globale për Veprim për Problemin Botëror të Drogës”.

Presidenti amerikan dhe Kim Jong Un zhvilluan takimin e parë në Singapor më 12 qershor.

Të fundit