Flash News

KRYESORE

Trump puthje e përqafime me Juncker: Padyshim që e duam njëri-tjetrin!

Trump puthje e përqafime me Juncker: Padyshim që e duam

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker janë takuar dhe kanë biseduar në lidhje me çështje të të rëndësishme për tregtinë.

“Jo barriera, jo tarifa e subvecione” është vendosur në takimin mes palëve.

Teksa ka publikuar disa foto me Juncker në Instagram, Trump shkruan, “Takimi i Madh i Tregtisë sot me Jean-Claude Juncker dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian. Kemi biseduar e jemi mirëkuptuar e të gjithë ne besojmë te jo tarifa, jo barriera dhe  jo subvecione.

Puna në dokumente tashmë ka filluar dhe procesi po ecën me shpejtësi. Bashkësitë Evropiane Kombëtare do të jenë të hapura për Shtetet e Bashkuara dhe në të njëjtën kohë përfitojnë nga gjithçka që po bëjmë për ta. …” .

Ndërsa më vonë Trump ka publikuar një tjetër foto duke u përqafuar miqësisht me Juncker dhe shkruan , “Pa dyshim, BE i përfaqësuar nga Jean-Claude Juncke dhe Shtetet e Bashkuara të përfaqësuar nga unë, i besuari juaj, e duam njëri –tjetrin”.

Të fundit