Flash News

KRYESORE

Tryeza e OSBE/ Borchardt: Reforma zgjedhore me rëndësi primare, duhet dialog dhe unitet

Tryeza e OSBE/ Borchardt: Reforma zgjedhore me rëndësi primare, duhet

Tryeza e OSBE-së për reformën zgjedhore ka nisur me fjalën e ambasadorit Bernd Borchardt, i cili ka bërë thirrje për dialog dhe unitet. Ai e cilësoi hartimin e një reforme të re zgjedhore mjaft të rëndësishme, sidomos pas mocionit që kaloi dje në Parlamentin gjerman në mbështetje të hapjes së negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE.

“Vendi ka nevojë për dialog dhe unitet dhe kjo është një sfidë e OSBE. Dje parlamenti gjerman kaloi një mocion, që mbështesin hapjen e negociatave.

Është shumë e rëndësishme reforma zgjedhore, si pjesë e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Vitin e shkuar pati progres sa i përket reformës zgjedhore, bashkëpunuan aktorët politikë”, tha Borchardt.

Më tej ambasadori i OSBE-së shtoi se të gjitha partitë duhet të japin propozimet e tyre konkrete në lidhje me sistemin e ri zgjedhor, duke vënë sërish theksin tek nevoja për dialog

“Do të diskutojmë sot se çfarë efektesh do të ketë sistemi i ri zgjedhor, si do të ndikojë më tej, pres nga të gjitha partitë që të japin propozime konkrete, e rëndësishme ti rikthehemi dialogut pasi do ndikojë në reformën zgjedhore.

Uroj që kjo konferencë të ndikojë në procese të mëtejshme, një zgjedhje që duhet të bëjnë partitë shqiptare, duhet të jeni të hapur që të jetë pjesëmarrje gjithëpërfshirëse. Duhet të marrim vendim me rëndësi, a duhet ta ndryshojë Shqipëria sistemin zgjedhor?

Ne nuk mund të bëjmë imponime, por kemi dhënë rekomandimet tona për kodin dhe sistemin zgjedhor. Kjo konferencë është mënyrë e mirë për ta nisur këtë diskutim me rëndësi”, u shpreh Borchardt.

Të fundit