Flash News

KRYESORE

Turqia paralajmëron Evropën: Përgatituni për të marrë luftëtarët e ISIS, nuk i mbajnë

Turqia paralajmëron Evropën: Përgatituni për të

Ministri i Brendshëm i Turqisë Suleyman Soylu deklaroi se Ankaraja do të kthejë në vendet e tyre luftëtarët evropianë të Shtetit Islamik.

Ai bëri thirrje që qeveritë e vendeve të BE-së të bëhen gati e t’i presin, pasi nuk është detyra e Turqisë që t’i mbajë ata pafundësisht.

Soylu u shpreh se nuk është e pranueshme për autoritetet turke që të mbajnë elementë problematikë gjithmonë, ndërkohë që ai u ndal te Holanda dhe Britania e Madhe, të cilat kanë refuzuar që t’i marrin luftëtarët. Por ato nuk janë të vetmet vende.

Turqia po mban të burgosur luftëtarët e Shtetit Islamik, të cilët më përpara ishin robër luftë të milicisë kurde.

Ndërkohë që në Evropë çështja e kthimit të luftëtarëve të ISIS-it është mjaft delikate, me opinionin publik të ndarë, nëse ata duhet që të kthehen, apo të lihen në Siri. Kjo sepse mund të përbëjnë rrezik potencial për popullatën aty.

Të fundit