Flash News

KRYESORE

Turqia: SHBA dhe Rusia po luftojnë si gangsterë rrugësh

Turqia: SHBA dhe Rusia po luftojnë si gangsterë rrugësh

Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim ka kërkuar nga SHBA dhe Rusia që të ndalojnë së luftuari si gangsterë rrugësh, sa i përket çështjes së Sirisë.

Gjatë një fjalimi në provincën Kocaeli, Yildirim tha: “Njëri thotë ‘unë kam raketa më të mira’. Tjetri thotë ‘raketat e mia janë më të mira’. Ata po luftojnë si gangsterë rrugësh.”

Kryeministri turk theksoi se tani është koha për bashkim dhe jo për t’u kthyer në rival.

Yildirim kërkoi nga këto shtete që të baskohen për të ruajtur integritetin territorial të Sirisë dhe Irakut, duke eliminuar grupet terroriste.

Pas pretendimeve për sulm me armë kimike ndaj banorëve të Sirisë, Perëndimi bëri përgjegjës qeverinë e Bashar Al Assad, por Moska paralajmëroi se do të rrëzonte çdo raketë që do godiste Sirinë. Këtij kërcënimi, presidenti amerikan Donald Trump iu përgjigj me një tjetër kërcënim duke u kërkuar rusëve që të bëhen gati sepse raktet amerikane po vijnë.

Të fundit