KRYESORE

Tv Klan siguron një muaj me vonesë dokumentin e Qeverisë Holandeze për negociatat

Tv Klan siguron një muaj me vonesë dokumentin e Qeverisë

Televizioni Klan ka publikuar sot lajmin se Qeveria e Holandës është deklaruar kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“Holanda deklarohet kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Qëndrimi është shprehur qartë në një dokument të qeverisë holandeze, të siguruar nga Tv Klan, mbi vlerësimin e paketës së zgjerimit për vitin 2018”, thuhet në kronikën e këtij televizioni.

Por ky dokument që publikohet sot nga Klani, është publikuar më 9 maj te Politiko.al.

“Qeveria e Hollandës zyrtarizon qëndrimin: Nuk hapen negociatat për Shqipërinë; duhen rezultate të shkëlqyera”, është titulli i lajmit ekskluziv që u publikua nga redaksia jonë gati një muaj më parë, por që sot u paraqit si risi nga Tv Klan.

Lajmi i Politiko.al më 9 maj: Ekskluzive/ Qeveria e Hollandës zyrtarizon qëndrimin: Nuk hapen negociatat për Shqipërinë; duhen rezultate të shkëlqyera

Lajmi i Tv Klan më 1 qershor: Holanda, kundër negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë

Të fundit