Flash News

KRYESORE

U ‘refuzua’ nga Kombëtarja e Suedisë, Ibrahimoviç tregon skuadrën dhe trajnerin që i mungon

U ‘refuzua’ nga Kombëtarja e Suedisë, Ibrahimoviç

Futbollisti suedez Zlatan Ibrahimoviç është shprehur së fundmi se ekipi që i mungon nga futbolli evropian është Manchester United.

Në një video të publikuar në Twitter, Ibra ka dhënë një mesazh për “djajtë e kuq”, ku ka thënë se ka nostalgji për ish-skuadrën e tij nga Old Trafford.

“Dua t’i them tifozëve se më mungoni, më mungon të luaj në Old Trafford dhe t’i shoh fanellat e kuqe. Kam shumë kujtime të bukura nga atje”, është shprehur sulmuesi.

Ndërkohë ai nuk ka lënë pa përmendur edhe trajnerin Jose Mohurinho, për të cilin ka thënë se i mungon gjithashtu.

“Trajner Mourinho, më mungon edhe ti”, vijon Ibrahimoviç.

https://twitter.com/ManUtd/status/991374473298300928

Të fundit