Flash News

KRYESORE

Udhëzimet e Ramës: Mos punësoni demokratë. Kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme

Udhëzimet e Ramës: Mos punësoni demokratë. Kur mbahen

Pjesa e dytë e mesazhit që kryeministri Edi Rama u ka dërguar drejtuesve politikë te PS, fokusohet te zgjedhjet e 30 qershorit. Me 60 bashki në ‘xhep’, Rama u bën të qartë se nuk duhet të punësojnë asnjë kryetarë komune të djathtë përpara 2015-ës sepse, sipas tij, këtë mesazh e kanë dhënë votuesit ne 30 qershor.

Edhe një merak paraprak që mos i ngrini mendjen kujt: Asnjë nga ata që kanë qenë kryetare komunash përpara 2015 në bashkitë e djathta, mos ma sillni propozim për administrator!Janë të nderuar e të respektuar për kontributet e tyre, po mos harroni mesazhin e 30 qershorit, populli, pavarësisht kush ka votuar e kush jo, nuk e ka mbështetur rrugën që zgjodhëm për të majtën, po për të drejtën!”, shkruan ai në mesazhin që është publikuar nga Abc News.

Kjo do të thotë ndër të tjera se jo vetëm s’duhet të japim shenja që lexohen si mbyllje brenda gardhit tonë, po duhet të bëjmë çmos që shenjat që japim me vendimet tona, të kuptohen si vullnet hapjeje e gjithëpërfshirjeje – me njerëz të ditur, të edukuar, të respektuar, të cilët mund të mos kenë sjellë vota, sepse nuk kanë qenë të angazhuar direkt për shkak të mbylljes së partisë ndër të tjera, por që mund të na sjellin shumë më tepër vota në 2021-shin, se sa të tjerë që duken sikur janë të vetmit po nuk janë!”, vijon ai.

Përkundër zërave se do të ketë zgjedhje të parakoshhme në pranvërën e ardhshme, Rama transmeton mesazhin se një gjë e tille nuk është e vërtetë dhe se ato do te mbahen ne vititn 2021.

Dhe mos e harroni: PS fitoi per ju në 30 qershor, ju duhet te bëni gjithçka që PS të fitojë për Shqipërinë në qershor 2021! kjo është në themel të krijimit të këshillave drejtues të rajoneve!“, ka përmbyllur mesazhin e tij kryeministri Rama.

Të fundit