Flash News

KRYESORE

“Urrejtja e tyre për fqinjët është më e rëndësishme” Vuçiç ndihet i provokuar nga festimi në Kupën e Botës

“Urrejtja e tyre për fqinjët është më e

Festimi i dy golave me simbolin e shqiponjës nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri nuk ishte rasti i parë në këtë Botëror ku serbët janë ndjerë të provokuar. Në Beograd ka patur reagime të ashpra edhe pas festimeve të lojtarëve të Kroacisë që arritën të mposhtnin Argjentinën.

Futbollisti Dejan Lovren shpërndau në rrjetet sociale momente nga festimi në dhomat e zhveshjes së kroatëve, ku ata këndonin një këngë që konsiderohet raciste në Serbi. Aty flitet për largimin e “banditëve serbë” nga Kroacia.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe vetë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili tha se nuk e kuptonte përse futbollistët kroatë duhet të festonin në atë mënyrë.

“Nëse do të isha në vendin e tyre, do isha i lumtur me fitoren. Për disa persona, urrejtja e tyre për fqinjët është më e rëndësishme”, është shprehur Vuçiç.

Sa i përket festimit të Xhakës dhe Shaqirit, nuk ka ende asnjë reagim nga presidenti Vuçiç, ndërkohë që liderët në Prishtinë dhe Tiranë kanë përshëndetur veprimin.

Nga Australia në SHBA, ‘shqiponja’ e Shaqirit dhe Xhakës temë qendrore në mediat botërore. ‘Russia Today’: Skandal politik!

Të fundit