Flash News

KRYESORE

Ushtrimi më i mirë për të pasur një bark të sheshtë

Ushtrimi më i mirë për të pasur një bark të

Pothuajse të gjithë njerëzit janë të interesuar të kenë një bark të sheshtë, sidomos vajzat apo gratë që janë të fiksuara pas pamjes fizike.

Dhjami i barkut është jo vetëm i bezdisshëm por edhe i rrezikshëm, duke qenë se rrethon disa organe jetësore.

Nga një studim i publikuar në ‘Journal of Sports Medicine and Physical Fitness’, shkencëtarët hulumtuan se si lloje të ndryshme trajnimi ndihmojnë për t’u dobësuar në pjesën abdominale. Gjatë studimit, pjesëmarrësit kryenin stërvitje 4 herë në javë, duke ndjekur ushtrime të ndryshme. Pjesëmarrësit tek njëri grup kryen 4 ushtrime kardio konstante, ndërsa tek grupi tjetër ata kryen 2 ushtrime konstante dhe dy të tjera me intensitet të lartë.

Rezultoi që ushtrimi me interval dhe intensitet të lartë është ai që ju duhet për t’u dobësuar. Grupi që ndoqi këtë ushtrim jo vetëm që humbi peshë, por humbi edhe më shumë centimetra nga beli.

Shkencëtarët thonë se fakti që ushtrimet me intensitet të lartë janë të shkurtra, mund të jetë edhe arsyeja përse ato ndihmojnë për të eliminuar dhjamin në bark më shpejtë.

Të fundit