Flash News

KRYESORE

Vasili për Ramën: Ka ngatërruar krevatin e spitalit dhe është ulur në krye të qeverisë

Vasili për Ramën: Ka ngatërruar krevatin e spitalit dhe

Kryeministri Rama, që nga foltorja e kuvendit ka folur me tone të ashpra për Presidentin Ilir Meta.

“Si mund të thotë një President në një konferencë për shtyp që jam gati të bëj testin mendor? Askush nuk ka mbetur pa pyetur veten, se mos vallë ky njeri ka ikur nga mendja e kokës? Po kjo pyetje mund të çojë në drejtim të gabuar, sëmundja e vërtetë e këtij kreu shteti është ajo e personazhit të Dostojevskit që gënjen veten për të gënjyer të tjerët”- tha sot Rama në foltore.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, referuar deklaratave të Ramës, shkruan në një një postim në facebook se kryeministri ka nevojë urgjente të kurohet.

 

Shënimi i Vasilit:

‘Kur ngatërron spitalin me qeverinë!!

Ka thjesht një të semure çakërdisur, të lenë pas dorë, pa asnjë kurë dhe pa asnjë trajtim, që ka ngatërruar krevatin e spitalit dhe është ulur në krye të qeverisë. Kurojeni sot se nesër do të hajë veten."

 

Të fundit