Flash News

KRYESORE

Vdekja e 30-vjeçares në Dibër, e reja u vetëvra tre javë pas lindjes

Vdekja e 30-vjeçares në Dibër, e reja u vetëvra tre

Një grua 30-vjeçare, i dha fund jetës në Maqëllarë të Dibrës, tre javë pasi solli në jetë foshnjen. Familjarët e Nezvire Rublës thanë se e kanë gjetur të pajetë në shtëpi dhe se kishte qëlluar veten me armë gjahu.

Uniformat blu njoftojnë se 30-vjeçarja vuante nga depresioni, ndaj shkaku i vetëvrasjes dy ditë më parë dyshohet të ketë qenë ky.

“Tri javë më parë 30 vjeçarja është shtruar në maternitetin e Peshkopisë. Pasi ka lindur, ajo nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Sipas mjekëve, lindja është kryer në kushte normale, por 30- vjeçarja ka kaluar në depresion. Nuk kemi ende të dhëna se cilat kanë qenë shkaqet e kalimit në depresion, por po hetojmë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë”, pohuan zyrtarë të Policisë Dibër.

Po ashtu, po hetohet nëse gruaja e re ka pasur debate apo konflikte me familjarët e saj, të cilët janë të parët që njoftuan Policinë për ngjarjen e ndodhur në banesë.

Të fundit