Flash News

KRYESORE

Versioni i Veliajt: Pse nuk u takuam me Albin Kurtin gjatë vizitës në Tiranë

Versioni i Veliajt: Pse nuk u takuam me Albin Kurtin gjatë vizitës

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti nuk u takua ashtu siç parashikohej në axhendën e tij vetëm me kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë vizitës së tij dy javë më parë në Tiranë.

Burimet thanë se shkak ishte axhenda e ngjeshur e Kurtit, pasi i duhej të kthehej për të pritur ministrin e jashtëm italian Di Maio në Prishtinë.

Por si e argumenton Veliaj gjatë një interviste mbrëmë në ‘News 24’.

“Ishte një takim i parë kortezie. Ne kishim 100-vjetorin e Tiranës, me një ngarkesë të jashtëzakonshme, kurse ai pati disa takime, ku disa nuk përfunduan në orar, kështu që ndodhi për mospërputhje agjendash. Jam i sigurt se do kemi një mundësi tjetër. Ajo që mendoj është që për një takim të parë kortezie, ndoshta i organizuar pak me ngut, janë gjëra që falen, kështu që nuk ka asnjë hatërmbetje”, tha Veliaj.

Të fundit