Flash News

KRYESORE

Vetëflijimi i nënë e bijë në Kombinat, përmirësohet e mbijetuara Blerta Josifi, të afërmit e nxjerrin nga spitali

Vetëflijimi i nënë e bijë në Kombinat,

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Blerta Josifit, të mbijetuarës së tragjedisë që tronditi mbarë opinionin publik në Kombinat disa javë më parë.

Mësohet se pas trajtimit për disa javë në spitalin psikiatrik, të afërmit e 34-vjeçares e kanë nxjerrë dhe po mbahet nën monitorim pranë tyre.

Kujtojmë se nëna dhe motra e saj, Zhaneta dhe Anisa Josifi u gjetën të vdekura në banesë. Ajo që e dramatizonte më shumë ngjarjen, ishte fakti se Anisa kishte ndërruar jetë prej disa muajsh dhe lyhej me vajra e esenca të ndryshme nga Blerta dhe Zhaneta që të trupi të mos dekompozohej, pasi besonin te ringjallja përmes një sekti fetar, deri tani ende zyrtarisht i panjohur.

Në deklaratat e saj para hetuesve, Blerta nuk ka dhënë detaje mbi sektin fetar, por ka pohuar se besonin bashkë me motrën dhe nënë te ringjallja e trupit pas vdekjes.

Të fundit