Flash News

KRYESORE

“Vetëm të fortët mbijetojnë”, mesazhi i Selena Gomez pas fejesës së Justin Bieber

Ditën e djeshme të gjitha mediat rozë, kudo nëpër botë flisnin për fejesën e këngëtarit kanadez Justin Bieber, me modelen 21-vjeçare. Ky lajm na habiti shumë pasi të gjithë i dinim ndjenjat e tij për Selena Gomez. Justin dhe Selena janë ndarë e ribashkuar me qindra herë por si duket tani nuk ka kthim mbrapa pas fejesës së këngëtarit.

Të gjithë janë kurioz për ndjesinë e Selenës pas këtij lajmi dhe mesa duket edhe pse ajo shfaqet e lumtur nuk e ka marrë me aq sportivitet lajmin.

E veshur sportive me një bluzë të zezë më mbishkrimin “Vetëm të fortët mbijetojnë”, Selena sa duket ka dhënë një mesazh. Mund të themi që është rastësi por siç e dimë, ne vajzat gjithmonë e mendojmë shkrimin e bluzave që veshim kur jemi para pasqyrës, kështu që nuk mund të jetë dhe aq rastësi.

Të fundit