Flash News

KRYESORE

Vettingu, KPK shtyn vendimin për kandidatin e SPAK

Vettingu, KPK shtyn vendimin për kandidatin e SPAK

Ndërsa sot pritej vendimi nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, nëse prokurori pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, Anton Martini e kalon ose jo vettingun, KPK njofton se është shtyrë kjo seancë.

Sipas KPK vendimi është marrë për shkaqe të arsyeshme dhe se data tjetër për seancën e shpalljes së vendimit do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit.

Anton Martini është  kandidat për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, dhe nëse konfirmohet në detyrë ai do të jetë pjesë e kësaj strukture.

Të fundit