Flash News

KRYESORE

Video/ A do ta takoni kryeministrin Rama? Si u përgjigj Haradinaj nga Vlora

Video/ A do ta takoni kryeministrin Rama? Si u përgjigj Haradinaj nga Vlora

Ditën e sotme ka zhvilluar një vizitë në Vlorë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai u prit vetëm nga kreu i bashkisë, Dritan Leli, ministri i Diasporës, Pandeli Majko, si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor.

Haradinaj është pyetur pas vizitës nga gazetarët për disa tema, atë të shkëmbimit të kufijve, apo heqjen e doganës Shqipëri-Kosovë.

Ndër pyetjet e drejtuara ishte edhe nëse do të takohej sot me kryeministrin Edi Rama apo jo. Haradianj iu përgjgij shkurt kësaj pyetje duke thënë: Më lejoni të përshëndes të gjithë sot, kryeministrin Rama, politikanët dhe të gjithë institucionet shqiptare” dhe më pas është larguar.

Me këtë përgjigje, Haradianaj ka nënkuptuar se mes tij dhe Ramës nuk është parashikuar asnjë takim.

Të fundit