Flash News

KRYESORE

Video/ Arrestohet Nikolla Gruevski, gjykata e Budapestit sot vendos për ekstradim në Maqedoninë e Veriut

Video/ Arrestohet Nikolla Gruevski, gjykata e Budapestit sot vendos për

Gjykata e Budapestit në Hungari pritet të vendosë sot për fatin e ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, pasi u arratis në nëntor të vitit të shkuar.

Ajo që ra në sy është se Gruevski u shfaq para mediave i maskuar me kapele dhe syze dielli si dhe me duar të prangosura, duke treguar se është  arrestuar me kërkesë të gjykatës.

Disa muaj më parë, Gruevski u arratis nga Maqedonia e Veriut dhe kërkoi azil në Hungari.

Maqedonia e Veriut kërkoi ekstradim për vuajtje të dënimit me burg prej dy vitesh lidhur me akuzat për blerjen e Mercedesit luksoz lidhur me për rastin “Tanku”, si dhe për ngjarjet që ndodhën në Kuvend më 27 prill 2017, ku ai dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve.

Të fundit