Flash News

KRYESORE

VIDEO: Balotelli bën kryevepër! Kjo është përgjigjja e tij për racistët!

VIDEO: Balotelli bën kryevepër! Kjo është përgjigjja e
E dhimbshme që në vitin 2019 italianët vazhdojnë të jenë racistë në disa raste. Ende po ndodh, ashtu si sot, në ndeshjen Verona-Brescia, e mbyllur me fitoren 2-1 të vendësve. Sulmuesi i skuadrës mike, Mario Balotelli, sot u përball me një racizëm shumë të shëmtuar, me tifozë kundërshtarë që bënin "Muuu" sa herë që ai prekte topin. Italiani fillimisht ka gjuajtur me top drejt tyre dhe ka tentuar të lërë lojën, teksa në fund ka bërë një kryevepër, gol vërtet ëndrrash. Ndeshja u ndërpre për pak minuta pas incidentit me tifozët. Balotelli nuk e përmbante dot veten, sepse ai është vazhdimisht shënjestër e tifozëve racistë në Itali, por më në fund është rikthyer të luajë dhe ka shënuar golin e vetëm për Brescian, ku aktivizohet këtë sezon.

Të fundit