Flash News

KRYESORE

Video: Basha i pafat, e nis me autogol në Australi

Video: Basha i pafat, e nis me autogol në Australi

Mesfushori i Shqipërisë, Migjen Basha, luajti si titullar në sfidën që skuadra e tij Melbourne Victory humbi ndaj Adelaide United me rezultatin 3-1.

Skuadra e Bashës ishte 1-1 në momentin që lojtari shqiptar i dha avantazhin kundërshtarëve për 2-1. Ish-lojtari i kombëtares shënoi një autogol që i dha teposhten skuadrës së tij.

Ai ishte krejtësisht i pafajshëm, pasi nuk kishte mundësi të largonte topin. Në përpjekje për të larguar topin e dërgoi në rrjetë.

https://streamable.com/jjxjt

Të fundit