Flash News

KRYESORE

Video/ Dalja e fundit e Pjetrit në publik: “S’më ndal kush të futem në bashki”

Video/ Dalja e fundit e Pjetrit në publik: “S’më ndal kush

Ish-kryebashkiaku ne pritje i PS ne Shkoder, Valdrin Pjetri është shfaqur për herë të fundit në publik më 9 gusht, ku mohoi të jetë ndaluar nga policia italiane apo të jetë dëbuar nga shteti fqinj, sikundër edhe pretendonte Partia Demokratike., që ende nuk kishte publikuar dokumentin e  dënimit të tij në Itali.

Në një prononcim për gazetarët, Pjetri foli për gjyq publik, teksa shtoi se fjala e fundit i takon prokurorisë. "Është e vërtetë se gjatë javës së fundit kam qenë në qendër të sulmeve nga PD. Kam bërë një reagim timin të nesërmen e këtij lajmi ku kam thënë se jam mëse i hapur për çdo verifim të mundshëm. Gjëja është zyrtare, shkresa e subjektit partiak është në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokuroria është i vetmi institucion i ngarkuar nga ligji për të bërë verifikimet. Kjo më shumë ngjan me gjyq publik. Megjithatë dua të them se asgjë dhe askush nuk na ndal të shkojmë drejt bashkisë së Shkodrës dhe të fillojmë punën".

I pyetur nëse është e vërtetë se nuk ka udhëtuar për 10 vjet drejt Italisë, ai dha këtë përgjigje: "Nuk është e vërtetë, kam shkuar disa herë. Po të shikohet TIMS është e verifikueshme dhe prandaj kam këtë lloj qetësie", këmbëngulte Pjetri.

Tani ai do të përballet me akuzën e deklarimit të rremë në formularin e vetëdeklarimit, që dënohet nga gjashtë deri në katër vite burg.

https://www.youtube.com/watch?v=sPzj0--hwBs

Të fundit