Flash News

KRYESORE

Video/ Japonia me autobusë pa shoferë

Video/ Japonia me autobusë pa shoferë

Zhvillimi i teknologjisë po redukton dhe funksionet e punonjësve. Japonia po teston autobusët pa shoferë.

Testimi po kryhet përmes një të ashtuquajturi “shofer sigurie”. Drejtuesi i mjetit, veshur doreza të bardha dhe rri me duart mbi timon, gati për ta marrë drejtimin në çdo moment që sheh se diçka nuk shkon. Nëse autobusi ecën pa probleme, shoferi nuk do të ndërhyjë deri në fund të udhëtimit, duke lënë robotin të zgjedhë rrugën vetë, transmeton tch.

Drejtuesi i projektit, Tadakatsu Yamaguchi shprehet për mediat: “Shpresa jonë që të arrijmë të ofrojmë autobusë autonomë për Lojrat Olimpike të Tokios vitin e ardhshëm. Po punojmë intensivisht për këtë”.

Këto mjete do të mbajnë maksimumi 10 vetë dhe duke përdorur sistemin GPS e shënuesit magnetikë në tokë, do të përshkojnë rrugën që lidh dy terminale me një shpejtësi e cila shkon maksimumi në 30 km/h.

Të fundit