Flash News

KRYESORE

Video/ Nënë Bardha refuzon të ngre dolli për Ramën, Berisha e falënderon publikisht

Video/ Nënë Bardha refuzon të ngre dolli për Ramën,

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha ka postuar një video të shkëputur nga "E diela shqiptare" ku një zonjë e moshuar, Nënë Bardhja bashkë me moderatorin Ardit Gjebrea po ngrinin dolli.

Arditi e fton të ngre dolli për Ramën por Nënë Bardha bën një "refuzim" të atillë që shkakton shumë të qeshura në publik..

Ndërkohë kur Gjebrea e fton për të ngritur dolli për Berishën, ajo pranon me dëshirë.

Si duket, ky reagim i ka pëlqyer shumë ish-kryeministrit Berisha,  cili ka vendosur ta postojë videon e shkëputur nga emisioni i së dielës, e cila qartazi kuptohet që nuk është së fundmi pasi në studio ka publik dhe që pas pandemisë në studiot televizive nuk ka publik.

Krahas videos, Berisha shkruan: "Miq, e falenderoj dhe e pershendes nga zemra Nane Bardhen per dolline dhe i uroj asaj dhe gjithe familjes se saj shendet, mbaresi dhe jete te gjate. sb"

Të fundit