Flash News

KRYESORE

VIDEO: Neuerit i mjafton një pritje për të treguar se është ende aty!

VIDEO: Neuerit i mjafton një pritje për të treguar se

Manuel Neuer duket sikur ka humbur shumë pikë së fundmi te Bayern, ashtu si edhe në kombëtaren gjermane. Nëse te "Pancerat" ka rivalitetin e gardianit të Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, në Mynih së shpejti do të ketë të riun Alexander Nubel.

Ky i fundit do të transferohet me parametra zero në qershor te Bayern dhe që tani ka tërbuar kapitenin. Neuerit i është kërkuar të lëshojë portën në 15 ndeshje në sezon, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Ai nuk ka pranuar deri tani.

Bayern dje fitoi 4-0 në transfertë kundër Hertha Berlin-it dhe portieri pati një rast të shkëlqyer se vazhdon të jetë numri 1 i portës bavareze. Ai shmangu një gol të sigurt në minutat e fundit të takimit. Për më tepër, shihni videon!

Të fundit