Flash News

KRYESORE

Video/ Një ditë para gjysmëfinales së Eurovision, Eugent Bushpepa ka një mesazh: Sot s'duhet të flas

Video/ Një ditë para gjysmëfinales së Eurovision, Eugent

Eugent Bushpepa është përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision, i cili deri më tani ka premisa për të qenë fitues.

Të paktën, kështu e nxjerrin dy sondazhet e realizuara. Në faqen ‘Wiwibloggs’ janë zhvilluar disa sondazhe sa i përket këngëve të këtij viti në Eurovision. Eguenti ka rezultuar fitues në sondazhin për këngën më të mirë rock të Eurovision dhe në sondazhin për këngëtarin mashkull më të mirë të këtij edicioni.

Zëdhënësja e festivalit të RTSH, Kozeta Kurti ka publikuar një video të shkurtër me Bushpepën, teksa thotë, “Genti nuk është se nuk flet por duhet me dit me e kap”. Ndërsa këngëtari shprehet, “Sot nuk duhet të flas, sot duhet me knu”, duke dhënë në këtë mënyrë mesazhin për të githë, se ajo që duhet të bëjë është të japë maksimumin e tij.

Kujtojmë që gjysmëfinalja e parë e ‘Eurovision’ do të zhvillohet më 8 maj, gjysmëfinalja e dytë më 10 maj dhe finalja më 12 maj në Lisbon.

Shiko videon këtu

Të fundit