Flash News

KRYESORE

VIDEO/ “Objektiv i arritshëm për qeverinë tonë progresiste”, premtimi elektoral i PS-së gjatë 2013-s. Po sot?

VIDEO/ “Objektiv i arritshëm për qeverinë tonë

Gjatë fushatës elektorale të Partisë Socialiste në 2013-tën u premtua se marrja e statusit të vendit kandidat në BE do ishte e sigurtë gjatë mandatit të parë të qeverisë.

“Marrja e statusit të vendit kandidat dhe fillimi i bisedimeve për antëraësimi në BE në mandatin e parë qeverisës është një objektiv krejtësish i arritshëm për qeverinë tonë progresiste”, kështu shprehej Ditmir Bushati gjatë fjalës së tij para elektoratit.

Mirëpo, i pyetur në studio televizive pak ditë më parë për një premtim të tillë, Rama e mohon, teksa shprehet, “Si mund të themi ne atë kur nuk ishim bërë akoma kandidatë”.

Partia Demokratike në një reagim në faqen e Facebook, teksa publikon videon me deklaratën e Ramës dhe atë të Bushatit 5 vite më parë, shkruan, “Edi Rama dhe e vërteta nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin!  E vërteta e integrimit është e thjeshtë: Edi Rama është pengesa kryesore për çeljen e negociatave të anëtarësimit!”.

 

Të fundit