Flash News

KRYESORE

VIDEO: Rashica protagonist sërish, shënon me vlerën e një pike

VIDEO: Rashica protagonist sërish, shënon me vlerën e një

Një futbollist shqiptar është ndryshe nga të tjerët. Ai quhet Milot Rashica dhe javë pas jave po mahnit gjermanët me performancat e tij në Bundesligë.

Sot mesfushori ofensiv i kombëtares së Kosovës u bë protagonist me një gol me penallti në barazimin 2-2 të Werder Bremenit me E. Frankfurtin. Rashica luan për Werder-in, aty ku tani është bërë lojtar thelbësor.

Werder Bremen shënoi i pari, por Frankfurt ktheu ndeshjen në avantazhin e vet në pjesën e dytë me Rode dhe sulmuesin Andre Silva. Fundi, megjithatë, iu ishte rezervuar këmbëve të Rashicës, i cili provoi me sukses nga pika e bardhë e 11-metërshit dhe fitoi një pikë për ekipin e tij.

Të fundit