Flash News

KRYESORE

Video/ Rita Ora kërcen më këngët e Elvana Gjatës dhe Capital T

Video/ Rita Ora kërcen më këngët e Elvana Gjatës dhe
Rita Ora vazhdimisht e tregon me krenari origjinën e saj shqiptare. Këngëtarja nga Kosova ka bërë shumë për imazhin e Kosovës në veçanti dhe imazhin e shqiptarëve në përgjithësi. Kudo ku ka qenë e ftuar, në emisione të ndryshme apo edhe në koncerte, shpesh herë ka bërë gjeste që lidhen me identititin e saj si shqiptare, duke bërë krenar bashkë-kombasit e saj në çdo cep të botës. Mbrëmë, Rita Ora ka qenë në një nga club-et më të njohura në Milano, "Just Cavalli", ku është mbajtur një festë e madhe shqiptarçe. Shkaku për t’u mbledhur të gjithë shqiptarët është bërë vetë këngëtarja Rita Ora, e cila prej dy ditësh ndodhet në Milano të Italisë, ku mbajti koncertin e saj. Rta Ora, ka kërcyer e kënduar këngë "Love me" të Elvana Gjatës dhe me këngën "Kujtime" të Capital T.
 
View this post on Instagram
 

Rita Ora mbrëmë në një club pas koncertit të saj në Milano duke shijuaj këngen “Love Me”. #RitaOra

A post shared by Elvana Gjata Daily (@elvanagjatadaily) on

Të fundit