Flash News

KRYESORE

Vijon tensioni Turqi-Gjermania, Ankaraja arreston dy shtetas gjermanë

Vijon tensioni Turqi-Gjermania, Ankaraja arreston dy shtetas gjermanë

Ministria gjermane e Punëve të Jashtme dënoi sot arrestimin për “arsye politike” të dy shtetasve të saj në Turqi duke e çuar në dymbëdhjetë numrin e gjermanëve që Berlini i konsideron si arrestime me motivacion politik në këtë shtet.

“Më 31 gusht, dy shtetas të tjerë gjermanë u arrestuan për arsye politike. Konsullata e Përgjithshme e Izmirit u informua për dy arrestimet nga burime jo zyrtare. Policia e aeroportit të Antaljas i konfirmoi më pas informacionet”, njoftoi zëdhënësja e Ministrisë, Maria Adebahr.

Të fundit