Flash News

KRYESORE

Virusi i gripit në Shqipëri, ISHP: Kush nuk është vaksinuar të shpejtojë

Virusi i gripit në Shqipëri, ISHP: Kush nuk është vaksinuar

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka bërë me dije se janë izoluar rastet e para të gripit në Shqipëri dhe ka bërë thirrje për kujdes të shtuar.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Bino është shprehur se  virusi i gripit është në qarkullim dhe të gjithë duhet të marrim masat e zakonshme të higjienës për tu mbrojtur.

Gjithashtu ata që nuk janë vaksinuar akoma, duhet të vaksinohen.

“Virusi i gripit është në qarkullim. Kush nuk është vaksinuar të shpejtojë. Të gjithë të marrim masat e zakonshme të higjienës si larja e shpeshte e duarve, pastrimi i shpeshte i sipërfaqeve ku mbështetemi me detergjentet e zakonshëm, ajrosja e mjediseve të mbyllura herë pas here kur ato mbushen me njerëz, teshtitja duke përdorur gropëzën e bërrylit si mbrojtje, mos prekja e syve, hundës dhe gojës, evitimi i mjediseve të mbyllura me shumë njerëz”.

Përveç virusit të gripit në qarkullim janë dhe virozat e stinës. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, rreth 11 mijë persona në javë nga i gjithë vendi  kërkojnë ndihmën e mjekut për infeksione në rrugët e frymëmarrjes.

Të fundit