Flash News

KRYESORE

Vladimir Putin i sjell fat Rusisë, gola dhe spektakël me Arabinë Saudite

Vladimir Putin i sjell fat Rusisë, gola dhe spektakël me Arabinë

Vendi organizator i Kupës së Botës, Rusia ka arritur një fitore të thellë 5:0 përballë Arabisë Saudite në ‘Luzhniki Arena” të Moskës, në ndeshjen hapëse.

Goli i parë u shënua nga Ziski në minutën e 13,  i cili shënoi me kokë që në minutat e para të sfidës ndaj Arabisë Saudite. Goli i dytë u realizua nga Çerishev, i cili pas një aksioni mjaft të bukur, shënoi lehtësisht përballë me portierit.

Në minutën e 72, Dziuba shënon me kokë golin e tretë për Rusinë, dy minuta pasi u fut në lojë. Në minutën e 90+1, Çerishev shënon edhe golin e dytë personal, dhe të katërtin e të gjithë sfidës.

Nuk mjaftuar katër gola, pasi në të 95, sulmuesi i CSKA së Moskës shënoi një tjetër gol, duke i dhënë një fitore të rëndësishme.

Në stadium për të ndjekur ekipi rus ishte edhe Presidenti Vladimir Putin, i cili u pa mjaft i lumtur nga golat e lojtarëve vendas. Ndeshja tjetër, ekipi rus do ta luaj kundër Egjiptit më 19 qershor në orën 20:00, ku pjesë e lojës do të jetë edhe Mohamed Salah.

Të fundit