Flash News

KRYESORE

Vlorë/ Digjet një sipërfaqe me 50 hektarë kullotë dhe 100 rrënjë ullinj

Vlorë/ Digjet një sipërfaqe me 50 hektarë kullotë dhe
Në fshatin Treblovë, bashkia Selenicë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, kullotë dhe ullinj. Në vendngjarje shkuan punonjësit e zjarrfikëses të mbështetur nga vullnetarë dhe një helikopter, të cilat e kanë fikur zjarrin plotësisht.

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe me 50 ha me shkurre dhe kullotë dhe rreth 100 rrënjë ullinj.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Të fundit