Flash News

KRYESORE

Votimi i emigrantëve, flet Xhafaj: Kushtet që duhet të plotësohen

Votimi i emigrantëve, flet Xhafaj: Kushtet që duhet të

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, teksa e konsideroi sfidë votimin e emigrantëve shqiptarë jashtë vendit, renditi dhe një sërë kushtesh për arritjen e këtij qëllimi.

 “Transparencë në numërimin e votës. Duhet rregulluar kuadri ligjor për emigrantët. Duhet të adresohen sa më shpejt këto çështje. Duhet të ketë një sistem funksional adresash. Duhet regjistri i shtetasve që jetojnë jashtë vendit”,u shpreh sot Xhafaj.

“1/3  e shtetasve shqiptarë me të drejtë vote nuk e ushtrojnë këtë të drejtë. Është momenti të vendosim për sistemin që mundëson ushtrimin e të drejtës së votës. Gjetja dhe aplikimi i një sistemi që mundëson votimin e emigrantëve pa qenë të detyruar të paraqiten fizikisht është shumë e vështirë në kushtet e kësaj klime politike të tensionuar artificialisht. Kontributi i ekspertëve të paangazhuar që vendi jonë i ka  si dhe OSBE apo organizatave të tjera ndërkombëtare do na ndihmojë për gjetjen e një zgjidhje që ofron besim për të gjithë. Modelet në Europë dhe më gjerë nuk mungojnë”, shtoi më tej ministri.

Të fundit