Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Votoi kundër rezolutës së PS, deputetja publikon fjalimin e ‘censuruar’ në Kuvend: Jo totalitarizmit
Fatjona Dhimitri, Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Median, njeheresh deputetja e opozitës së re, votoi dje kundër rezolutës së PS për të mos-njohur vendimin e presidentit Ilir Meta.
Dhimitri, që përfaqëson qarkun e Gjirokastrës kishte planifikuar të mbante një fjalim në Kuvend, por nuk iu dha fjala.
Si juriste me profesion, në fjalimin e pambajtur ajo thekson se “dekreti i presidentit mund të mos na pëlqejë, por respektimi i Kushtetutës më bën t’ju kujtoj si juriste që jam se Kushtetuta, edhe sot si përpara disa javësh kur morëm mandatin tonë, është mbi dëshirat dhe synimet politike, mbi llogaritë personale apo të karrierës individuale”.
Fjala e Fatjona Dhimitrit:
Të nderuar deputetë,
Më së pari u drejtohem zgjedhësve dhe elektoratit të zonës sime! Sepse te ata është përgjegjësia nga ku buron sjellja ime si deputete! Unë i siguroj ata se mbetem sikurse jam paraqitur përpara tyre një deputete e qendrës së djathtë e listës të partisë demokratike.
Dhe si e tillë në planin procedurial u përmbahem dy vlerave bazë të një së djathte demokratike që ka sjellë demokracinë në Shqipëri!
Vlera e parë konservatorizmi i shëndetshëm si vlerë progresi.
E dyta, respekti i normave juridike formale, i ligjit, i procedurave në shkronjën dhe frymën e tyre. Dua t’i siguroj se edhe kur pranova të jem në një listë kandidatësh për deputetë në qarkun e Gjirokastrës, ndonëse jo në një pozicion fitues, e bëra kundër interesit tim, por në respekt të kodit zgjedhor elektoral. Edhe kur mora mandatin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë pas largimit të kolegëve të tjerë ish deputetë sipas gjykimit të tyre, e bëra sepse jam konservatore dhe legaliste, pra mbi të gjitha kam respekt për ligjin dhe procedurën. Edhe tani, kur theksoj se pavarësisht që nuk kam tagër të gjykoj dekretin e Presidentit të Republikës për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, ne si Kuvend nuk kemi asnjë kompetencë të gjykojmë kushtetueshmërinë e atij dekreti, unë përsëri mbetem konservatore dhe legaliste, pra besnike e bindjeve të mija sepse gjykoj që ligji dhe Kushtetuta në një shtet të së drejtës mbetet vlera më e lartë të cilës i nënshtrohen të gjitha të tjerat!
Mbi të gjitha unë nuk shkel dot as në betimin tim kushtetues, as në faktin e të qënurit antare e partisë demokratike, por as në detyrimet që burojnë nga formimi im prej juristeje, apo nga profesioni im si avokate. Së dyti u drejtohem të gjithë kolegëve deputetë, pa dallim ngjyrash politike, por vetëm si bartës të detyrimeve që burojnë nga betimi ynë kushtetues! A do ta respektojmë apo jo Kushtetutën? A do ta respektojmë apo jo betimin? Para kombit! Sepse kombi mbetet kurse deputetët, me ndonjë përjashtim, si vijnë ikin! Kush i mban mend deputetët e viteve 90?
Dekreti i Presidentit mund të jetë i gabuar. Mund të edhe të mos na pëlqejë. Mund edhe të mos i pëlqejë qeverisë apo zotit Kryeministër. Por pyetja është: A kemi ne një ndarje pushtetesh në Shqipëri apo Shqipëria për shkak të mendësive totalitare po shkon drejt asaj që ndarjen e pushteteve ta quajë tradhëti dhe krim? Ndarja e pushteteve nuk manifestohet as në përqafimet as në drekat e darkat sekrete a në restorante dhe as në unitetin midis kryeministrit dhe Presidentit të Republikës, si dikur kur kërkohej unitet i çelniktë midis Mehmetit dhe Haxhiut! Kjo do të ishte monizëm dhe totalitarizëm! Ndarja e pushteteve në një shtet ligjor manifestohet pikërisht kur bartësit e pushteteve të ndryshme janë edhe në kontradiktë me njeri tjetrin dhe kur kjo kontradiktë rregullohet e zgjidhet sipas Kushtetutës.
Kolegë të nderuar!
A kemi ne një gjykatë kushtetuese pikërisht për të gjykuar për ligjet tona dhe dekretet e Presidentit? Edhe logjika më e thjeshtë juridike, e kupton që përderisa ekziston një gjykatë e tillë, korrektuese, refuzuese e akteve potencialisht jokushtetuese, pra si garante e Kushtetutës, kjo do të thotë që dekretete dhe ligjet, edhe kur na pëlqejnë edhe kur nuk na pëlqejnë, nuk prekin as funksionin tonë as atë Presidentit. Gjykata Kushtetuese është atje, për të na korrigjuar. Ne jemi e vazhdojmë të jemi legjitim pa dhënë llogari ligjore dhe pa qenë të kërcënuar në mandatet tona! Cfarë ndarje pushtetesh do të pretendojmë ne pas asaj kur kryeministri pushon nga puna Presidentin? Ju lutem mos bëhemi qesharakë! Sa herë që ne si deputetë kemi bërë ligje nene të të cilëve mund të mos kenë qenë në përputhje me kushtetutën, a na ka shkarkuar njeri? A ka thërritur njeri: Tradhëtiii?! Jo sepse është pjesë e lojës kushtetuese.
Prandaj çdo tentativë për shkarkimin e Presidentit, nga cdo anë që të vijë, nga deputetë republikanë, demokratë, apo socialistë, kjo po, është një dalje nga kuadri kushtetues i vendit! Por, edhe një vendim të tillë përsëri do të jetë gjykata kushtetuese që do ta gjykojë! I drejtohem kolegëve të mi demokratë që të mos e marrin me të keq diskutimin tim dhe pozicionin tim që është në përputhje me bindjet e mia dhe besoj me vlerat tona si demokratë! Ne kemi ardhur ose ndejtur këtu, në këtë Kuvend, në kundërshtim me një vendim të atyre që ishin në këto vende përpara nesh në listën e kandidatëve për deputetë dhe që dorëzuan mandatet e tyre. Unë mora mandatin tim si deputete, por nuk e hedh gurin kundër atyre që ishin këtu përpara meje. Interpretimet e ndryshme na ndanë, uroj përkohësisht! Na ndanë përkohësisht, sepse unë i qendrova deri në një ligjit dhe respektimit të tij. Sikurse besoj se i qendron edhe partia demokratike, pjesë e së cilës jam. Për mua ligji në një shtet të së drejtës është autoritet më i lartë se politika e ditës.
Nëse ka shtet të së drejtës amà! Kështu besoj keni menduar edhe ju! Eshtë rasti përsëri që ne ta dëshmojmë bindjen tonë në respekt të Kushtetutës. Dekreti presidencial mund të mos na pëlqejë, por respektimi i Kushtetutës më bën t’ju kujtoj si juriste që jam se Kushtetuta, edhe sot si përpara disa javësh kur morëm mandatin tonë, është mbi dëshirat dhe synimet politike, mbi llogaritë personale apo të karrierës individuale. Nuk mundemi ne kurrsesi që para disa javësh të ndaheshim nga vendimi i partisë sonë sepse donim të respektonim logjikën formale të ligjit, dhe sot, kur qeveria na thërret, për arsye që nuk dua t’i mendoj, të sillemi ndryshe, pra ta braktisim Kushtetutën dhe frymën formale të saj, për t’u hedhur në prehrin e politikës të ditës, të realpolitikës ! Nuk mundemi që brenda pak javësh të shpalosim dy vlera të ndryshme ! Eshtë vetëdiskredituese! Ky do të ishte mbarimi ynë politik ! As nuk më shkon ndërmend, që ju kolegë do ta bëni këtë, ose do t’ju lindi dëshira autokrate, karakteristike për vitet ’90, të merrni masa ndëshkuese ndaj meje! Sepse ju keni kundërshtuar bashkë me mua masat ndëshkuese të partisë sonë kur ne bëmë këtë zgjedhje për të qenë këtu, zgjedhje në respekt formal të ligjit, zgjedhje që sipas një vlerësimi politik që unë nuk e gjykoj tani dhe këtu, nuk ishte ajo e kryesisë së partisë sonë, dhe e ish grupit tonë parlamentar! Uroj që duke mbetur opozitare ndaj korrupsionit, ndaj manipulimit të votave, shkeljeve ligjore, së bashku me partinë socialiste dhe të gjitha partitë e tjera të dëgjojnë vullnetin popullor, thirrjet e partnerëve tanë perëndimorë, sidomos të atyre që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian, për të garantuar mbajtjen e zgjedhjeve në afatin më të përshtatshëm, si zgjedhje të lira, të barabarta, të ndershme.
Po ashtu i bëj thirrje Prokurorisë të zbardhi sa më shpejtë rezultatin e hetimeve për çështjet që ka në dorë dhe që na ndihmojnë për të parë qartë se çfarë ka ndodhur dhe ndodh me procesin elektoral në Shqipëri.
Ju faleminderit!
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24